TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej disa kohësh, goditjet me sende të forta ndaj këngëtarëve duket se janë kthyer në trend. Rasti i parë ishte me këngëtaren e famshme shqiptare, Bebe Rexha e pastaj nisi dhe me yje të tjerë të muzikës.
Diçka e tillë i ka ndodhur edhe artistëve shqiptarë. Pak ditë më parë, në një koncert në një club në Tiranë, reperi Noizy u tentua që të goditej me një shishe shampanje.
Po ashtu një incident i ka ndodhur edhe reperit tjetër, MC Kresha, gjatë koncertit të tij të fundit. I ftuar në një club në Drenas bashkë me mikun e tij Lyrical Son, MC Kresha është goditur me një çakmak.
I revoltuar ai tha se kjo nuk është mënyra e duhur për të shprehur dashurinë ndaj artistit dhe ka ndërprerë performancën dhe është larguar.
“Nëse doni tregoni artistit dashuri duke i quajtur me shkrepëse, faleminderit. Nëse mendoni se kemi ardhur për të kënduar për para, kemi ardhur përpara me ju kënduar. Faleminderit”, tha MC Kresha i revoltuar.