LIFESTYLE, 31 Korrik 2023, 14:33

Në kërkim të dashurisë, por me kushte! Angelina Jolie do dikë si…

Në kërkim të dashurisë, por me kushte! Angelina Jolie do

Angelina Jolie është gjithmonë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për pamjen e saj, por edhe për jetën personale.

Së fundmi, mediat e huaja kanë shkruar se ajo është zhvendosur në Nju-Jork dhe është parë nëpër qytet me dy fëmijët e saj, Pax dhe Zahara. Jolie do të lançojë një koleksion të markës së modës “Atelier Jolie” dhe po kërkon një apartament në Manhattan për të menaxhuar kompaninë.

“Angelina planifikon të ndajë kohën e saj mes Los Angeles dhe NYC”, tha një burim për “Life and Style Magazine”. Mirëpo pas shkëputjes nga Los Angeles, thuhet se aktorja është e gatshme të nisë një kapitull të ri në jetë, e gatshme për njohje të reja.

Por, a i dini se cilat janë kushtet e yllit ndërkombëtar?

Burimi në ‘Life and Style Magazine’ tha se ajo do një djalë të jetë tepër interesant, i apasionuar pas artit dhe në përputhje me standardet e saj.

“Angelina dëshiron të takojë njerëz interesantë që janë të apasionuar pas artit. Ajo po kërkon të takohet me dikë që është në përputhje me standardet e saj”, shtoi më tej burimi.