LIFESTYLE, 1 Gusht 2023, 12:34

Pesë truke të thjeshta për të përballuar temperaturat e larta dhe për të kursyer energji, pa përdorur kondicioner

Pesë truke të thjeshta për të përballuar temperaturat e

Vera, për nga natyra e saj, karakterizohet nga nxehtësia dhe temperaturat e larta.

Vendi ynë është një i nxehtë, ku temperaturat arrijnë mbi 40 gradë Celcius dhe gjetja e një ambienti të freskët është qëllimi i të gjithëve.

Kondicioneri është padyshim zgjidhja ideale, por ka një shpenzim që jo të gjithë mund ta përballojnë. Për fat të mirë, kondicioneri nuk është mënyra e vetme për t’i rezistuar nxehtësisë. Ka zgjidhje të tjera që ju lejojnë të kurseni në faturat tuaja.

Më poshtë gjeni 5 truke të thjeshta për të mposhtur vapën në shtëpi pa pasur nevojë të përdorni kondicionerin.

Ventilatorët e tavanit, janë idealë për t’i rezistuar të nxehtit të verës. Në fakt, nëse tehet vendosen në mënyrë korrekte, gjendet lehtësimi i dëshiruar dhe kursehet deri në 40% e energjisë dhe parave në verë, dhe deri në 10% në dimër. E rëndësishme është të zgjidhni një ventilator tavani që është i pajisur me funksionin e kthimit të rrotullimit të motorit, në mënyrë që të mund të përdoret në mënyrë efektive edhe në dimër, dhe të siguroheni që në verë fletët të kthehen në drejtim të kundërt, në mënyrë që të krijoni një erë të freskët.

Perde për të mbajtur larg diellin dhe nxehtësinë

Mos i nënvlerësoni perdet, në fakt ato janë të dobishme për të luftuar vapën e verës. Më mirë të zgjidhni perdet me ngjyra të çelura, të cilat pasi vendosen në dritare, nuk reflektojnë diellin, duke rritur nxehtësinë. Gjithashtu rekomandohet vendosja e perdeve termike dhe izoluese, në mënyrë që të reduktohet akumulimi i nxehtësisë brenda shtëpisë. Temperatura e brendshme mund të rritet 65% deri në 77%, për shkak të sasisë së diellit që hyn nga dritaret.

Sidomos në orët më të nxehta nuk rekomandohet mbajtja e dritareve dhe dyerve të hapura, pasi ato lejojnë hyrjen e ajrit të nxehtë nga jashtë. Mbajtja e grilave, dritareve dhe perdeve të mbyllura është një mënyrë e shkëlqyer për të mposhtur nxehtësinë pa përdorur ajër të kondicionuar. Kur dielli perëndon dhe temperaturat ulen, dritaret mund të hapen përsëri për të krijuar rrymë dhe për të ndryshuar ajrin në dhoma.

Keni dëgjuar ndonjëherë për trukun e akullit? Nëse përdorni ventilatorin, por ajri nuk është mjaftueshëm i freskët, mund të përdorni një truk të thjeshtë. Merrni një tas dhe mbusheni me akull, vendoseni përballë ventilatorit dhe avulli i ftohtë i akullit do të bashkohet me ajrin, dhe do të shpërndahet nga ventilatori në të gjithë dhomën.

Mendoni për temperaturën e trupit

Për të vuajtur më pak nga nxehtësia, është e rëndësishme të kujdeseni për temperaturën e trupit dhe të siguroheni që të mos nxehet shumë. Për këtë arsye këshillohet të pini shumë, ujë dhe pije të freskëta, të vishni rroba të lehta, të lagni kyçet, qafën dhe ballin me një leckë të freskët. Një dush i këndshëm i ftohtë në fund të ditës gjithashtu ndihmon për të fjetur të freskët dhe të rigjeneruar.

Së fundmi, përgatitja e shtratit për të qenë i freskët është një tjetër sekret që duhet mbajtur parasysh, Përdorni çarçafë të lehtë pambuku, të cilat priren të qëndrojnë më të freskëta se pëlhurat sintetike. Provoni jastëkë i cili lejon që ajri të kalojë pa mbajtur nxehtësinë e trupit. Në netët më të nxehta mund të përdorni një jastëk ftohës për ta vendosur nën kokën tuaj dhe për t’i mbajtur këmbët tuaja të freskëta, ndoshta me një shishe me ujë të lënë të ftohet në frigorifer, për ta mbështjellë rreth një lecke të hollë.