TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sazan Guri është i vendosur për t’u shpallur president. Ai ka shpjeguar në emisionin “N’kohë” në Report Tv, argumentet se përse duhet të zgjidhet president duke shpalosur platformën e tij.
"Si president, do të krijoj mardhënie të shkëlqyera me kryeministrin sepse modeli i bashkpunimit mes institucioneve duhet të jetë i lartë. Do të rris vlerat e Shqipërisë. Do të krijoj profeci për të vlerësuar veten, si e bënë grekët? Pra të krijosh besim.
Mbrojtja e kufijve të shtetit në mënyrë të drejtë. Do të ndërhyj te kushtetuta për 4 gjëra të mëdha:Votimi elektronik, Reforma zgjedhore, Komisione specialistësh si dhe mundësimin e votës së emigrantëve'", u shpreh Guri.
Guri ka theksuar se kandidimi i tij vendos një standart për kandidaturat e tjera, ndërsa është ndalur sërish te një postim i bërë pak ditë më parë në profilin e tij ku shfaqet Krishti me Plisë.
"Që Krishti është me plisë këtë nuk e pikturova unë. Por kjo mund të jetë një lidhje e Krishtit me Ilirët. Por mirë bënë sepse pas këtij argumenti janë edhe 99 të tjera", tha ai.