LIFESTYLE, 5 Maj 2022, 15:22

‘E ke larë zhulin?’/ Arjola nuk përmbahet, ofendon rëndë ndjekësen: Qelbanike! Ke nevojë për...

‘E ke larë zhulin?’/ Arjola nuk përmbahet, ofendon

Aktorja e humorit, Arjola Demiri është përballur shpesh me kritika nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale në fotot që poston.

Kësaj here një ndjekëse nuk ka komentuar pozat apo veshjen e Arjolës, por ka vendosur të risjellë një moment viral të aktores teksa ishte ende pjesë e “Big Brother VIP”.

Bëhet fjalë për disa foto të ish-banores së “BBV”, e cila qëndron e shtrirë në krevat më këmbët e palara.

Në një nga fotot në profilin e saj në “Instagram” një ndjekëse i komenton:

“A e ke larë zhulin e këmbëve?”

Nga ana tjetër, ish-banorja nuk ka ngurruar t’i kundërpërgjigjet ndjekëses me ironi: “Jo Rudinçkë se ke marrë vesh se i kam bërë tatto”

Por, “sherri” virtual në seksionin e komenteve nuk ka përfunduar me kaq, pasi ndjekësja i shkruan Arjolës se sipas saj “do të ngelet zhulose si në pamje ashtu edhe në shpirt”.

Gjithashtu ndjekësja ka përmendur edhe foton që aktorja e humorit publikoi pak ditë më parë me kryeministrin.

“Bej tatto sa të duash prap zhulose do ngelesh, si në pamje ashtu edhe në shpirt. U qurravite sa u këpute. Tani shkon e lëpin b*thën e Ramës. Je shumë mirë po shumë fallco”- thuhet në komentin e ndjekëses.

“Ke nevojë për vizitë tek doktori, s’më mëson dot mua një femër e frustruar, e acaruar, qelbanika, mizorja, shpirt zezë si ti se çfarë bëj unë... A po të vjen inat a”- përgjigjet Arjola në komente.

‘E ke larë zhulin?’/ Arjola nuk përmbahet, ofendon