TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ndryshim ka ndodhur në aplikacionin WhatsApp. Mark Zuckerberg ka lajmëruar me anë të një postimi në Facebook, se në aplikacionin WhatsApp, tashmë mundësohen edhe “reagimet e shpejta”.
Bëhet fjalë për emoji të cilat vijnë si reagim ndaj një mesazhi, pak a shumë në të njëjtin format që aplikon edhe Facebook në mesazhet private.
Veçoria e reagimeve të shpejta funksionon duke shtypur gjatë mesazhin dhe më pas mund të zgjidhni emoji-t sipas temës së mesazhit dhe të reagoni në çast. Kjo bëhet për efekt kursimi të kohës.
Për shembull, nëse duam të qeshim, ne përgjithësisht shkruajmë “hahaha”, por me emoji-t me reagime të shpejta, detyra bëhet e thjeshtë dhe vetëm me një shtypje reagon ndaj mesazhit.
Në fazën fillestare, do të ketë pak emoji që do të përdoren në reagimet e shpejta, si, dashuri, fytyrë e qeshur, surprizë, trishtim dhe faleminderit, megjithëse në të ardhmen të gjitha emoji-të do të jenë të disponueshëm.