LIFESTYLE, 31 Janar 2022, 23:08

Rrëfimet sekrete në Big Brother/ Ilir Shaqiri i habit të gjithë: Dikur jam dashuruar me kushërirën time

Rrëfimet sekrete në Big Brother/ Ilir Shaqiri i habit të

Balerini Ilir Shaqiri i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij teksa të gjithë banorët po rrëfejnë historitë e tyre të dashuris. Gjatë një bashkëbisedimi me Tanin, Ilir ka treguar se kur ka qenë 10 vjeç është dashuruar me një kushërirën e tij.

Ashtu siç theksoi dhe aktori, bëhet fjalë për një dashuri platonike.

Të gjithë e kemi pasur në fis një kushërirë që jemi dashuruar, dikur. Dashuri në kuptimin platonik të themi. Unë kam pasur një kushërirë, edhe e kam akoma, super e bukur. Kur është bërë nuse ajo unë isha xheloz: ‘Na e mori ky thoja’. Kam qenë kalama 10 vjeç, edhe sa i prapë. Por ishte shumë e bukur dhe është shumë e bukur”, tha Shaqiri.