LIFESTYLE, 31 Janar 2022, 12:17

Einxhel pas operacionit në krah sqaron se pse nuk e la garën në Big Brother: Kujt t’i shkoja në shtëpi?!

Einxhel pas operacionit në krah sqaron se pse nuk e la garën në

Moderatorja Einxhel Shkira është rikthyer paraditen e së shtunës në shtëpinë e “Big Brother Vip” pas incidenitit të rëndë ku theu krahun.

Teksa fliste në ambientet e suitës, me aktoren Monika Lubonja dhe modelen Beniada Nishani, ajo ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur që të rikthehet.

Einxhel tha se ka zgjedhur të rikthehet në shtëpinë e “BBV” pasi familjarët e saj kujdesen tashmë për nënën e saj të sëmurë dhe “nuk i kanë kushtet për t’u kujdesur dhe për një tjetër”.

“Ata këtej kujdesen për mamin, këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që nuk ecën nga këmba, do më kishin dhe mua që mezi ecja nga krahu…Kur e mendova se më thanë ato…Nuk mund t’i torturoja njerëzit se i bie produksioni të më rrinte gjithë kohës në spital.

Në spital nuk kisha qejf të rrija, në shtëpi…kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë se e kanë një”, u shpreh moderatorja.

Einxhel u rikthye në shtëpinë e Big Brother Vip, pasi iu nënshtrua operacionit në krah. Incidenti i rëndë ndodhi ndërsa Einxhel po zhvillonte një nga lojërat e organizuara me konkurrentët e tjerë.

Sfida ishte të hipte sipër një “rrotë” të improvizuar (një nga kolltuqet në shtëpi) dhe të rrotullohej së bashku me të.

Në fillim banorët e pritën me të qeshura dhe me shaka por moderatoja shprehu se në momentin e incidentit nuk ka dashur të përhapë panik ndaj e ka kaluar me të qeshur.

Gjithashtu ajo falendëroi banorët që i kanë qëndruar afër.