LIFESTYLE, 30 Janar 2022, 11:05

Donaldi mban premtimin! Njësoj si Fifi, bën në dorë tatuazhin ‘Filoqyl’

Donaldi mban premtimin! Njësoj si Fifi, bën në dorë

Donald Veshaj ka bërë në dorë tatuazhin ‘Filoqyl’.

Ky ishte premtimi që ai i kishte bërë Fifit, e cila kur u largua nga shtëpia bëri një tatuazh me fjalën “Filoqyl”.

Natën e Krishtlindjeve gjatë spektaklit të “Prime”-it, Fifi i tregoi aktorit të humorit se e kishte bërë tatuazhin e tyre dhe kjo gjë e lumturoi shumë Donaldin ku i premtoi se do ta bëjë dhe ai një të tillë sapo të dalë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe aktori i humorit ku brenda shtëpisë, banorëve iu dha mundësia të bënin një tatuazh.

Ai shkroi fjalën “Filoqyl” në dorën e tij dhe tregoi se kjo fjalë nënkupton personat të cilët e duan shiun.