LIFESTYLE, 30 Janar 2022, 14:18

Beniada Nishani zbulon pëlqimin për djalin që bën tatuazhe: Doja ta haja me sy

Beniada Nishani zbulon pëlqimin për djalin që bën tatuazhe:

Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, banorëve iu dha mundësia që të bënin tatuazhe nga dy djemtë që kishin ardhur në dhomën e surprizave.

Beniada, gjatë një bisede që po bënte në kuzhinë me Arjola Demirin, i tregoi aktores se kishte pëlqyer djalin e tatuazheve. 

Modelja u shpreh se “do ta hante me sy”, çka nxiti të qeshura mes vajzave.

Beniada: Ai më shikonte mua, unë shikoja tjetrin se po ta shihja do ta ‘haja’ me sy

Arjola: Ishte shumë simpatik, po përse nuk ndënje tek dhoma se do i biesh pishman

Arjola: Po kur do rritesh? Po ti do kesh gjithmonë

Beniada: Po çfarë të bëj kështu jam, kam turp! Prandaj jemi beqare, kur vjen një djalë i bukur ai andej unë këtej.

Kur më pëlqen dikush qëndroj si pincë kam frikë. Kam qejf të më ngacmojnë por mua jo.