TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xhemi Shehu nuk do të prezantojë më asnjë sezon të “The Voice Kids”.
Kur moderatorja kujtoi të gjitha emisionet që ka prezantuar në ekranin e Top Channel, Xhemi përmend “The Voice Kids” si projektin që nuk do të donte ta moderonte.
“Është programi që jam bërë pishman, nuk ka dalë mirë, madje dhe ju e keni harruar që e kam bërë. Kam pasur eksperiencë jo fort të këndshme”.
Ndërsa si programin më të mirë, Xhemi thotë “Portokalli-në”.
“Do ta mbaja gjithë jetën, pa dyshim”, tregon moderatorja e ftuar tek “Ëndërrtjerrësit”, ndërsa pas saj liston emisonin “E Diell”, ku ka prezantuar krah Arbana Osmanit, Ledion Liços dhe Adi Krastës.