LIFESTYLE, 30 Janar 2022, 09:22

Donaldi u dënua, ai u kritikua për dhënie informacioni! Mozzik: King, të pres jashtë

Donaldi u dënua, ai u kritikua për dhënie informacioni! Mozzik:

Në puntatën e fundit të “Big Brother VIP Albania” banorët u surprizuan nga reperi i njohur, Mozzik.

Ai shprehu hapur suportin për Donaldin, duke i uruar fitoren mirëpo kjo u interpretua si dhënie informacion nga jashtë.

Për këtë është dënuar dhe Donaldi, pasi ky i fundit i tregoi ambientet e brendshme reperit.

Mozzik ka vijuar me suportin për mikun e tij, duke publikuar së fundmi një “story” në llogarinë e tij të “Instagram”, ku uron fitoren e Donaldit dhe deklaron se po e pret nga jashtë.

“Ti vjen nga Vlora, o vlla, ngrite edhe një herë Flamurin si duhet. Të përqafoj e të pres jashtë! King Donaldi!”, ka shkruar reperi i njohur.

Donaldi u dënua, ai u kritikua për dhënie informacioni! Mozzik: