LIFESTYLE, 31 Janar 2022, 19:53

Puthja mes Adelës dhe Bjordit në BB/ Arbana Osmani: Në televizion nuk do të ketë më histori dashurie si ajo!

Puthja mes Adelës dhe Bjordit në BB/  Arbana Osmani: Në

Ndjekësit e “Big Brother” që prej fillimit të këtij ‘reality show’, padyshim e mbajnë mend dashurinë që lindi në shtëpi mes Adelës dhe Bjordit.

Ata guxuan dhe thyen çdo tabu, kur u puthën në ekran, teksa i ndiqnin mijëra njerëz, ndërkohë që me futjen e tyre në shtëpi, ishin të vetëdijshëm për kritikat dhe gjykimet e shoqërisë.

Arbana Osmani kujtoi gjatë emisionit “Ëndërrtjerrësit”, në Top Channel, atë moment të bukur.

“Ishte një puthje e fshehtë. Ata ishin puthur duke menduar që ne nuk e dinin që ishin puthur. Ishte në një korridor të vogël para dhomës së rrëfimit. Ne menduam shumë nëse duhet ta transmetonim”, tha moderatorja e dashur për publikun.

Puthja mes Adelës dhe Bjordit në BB/  Arbana Osmani: Në

Adela nuk është më mes nesh, por siç thotë moderatorja, emocionet që ajo i ka dhuruar publikut shqiptar janë të pashlyeshme.

“Unë nuk e di nëse do të ketë ndonjëherë në televizion një histori dashurie si ajo. Emocionuese ishte dhe për mënyrën si erdhi, për guximin. Adela ishte shumë vajza shqiptare, prandaj e donin”, u shpreh Osmani.