LIFESTYLE, 12 Korrik 2023, 14:41

Risia e fundit nga Meta/ Nëse nuk ju pëlqen të flisni me kamera, tashmë “dikush” mund t’ju zëvendësojë

Risia e fundit nga Meta/ Nëse nuk ju pëlqen të flisni me kamera,

Meta dhe Mark Zukerberg nuk po dinë të ndalen! Së fundmi, Meta po sjell një risi të re për të gjithë përdoruesit e Instagram dhe Messenger.

Nëpërmjet avatarëve që mund të krijoni në llogarinë tuaj, ju mund të flisni në kamer pa u shqetësuar se si dilni. Kompania thotë se funksionaliteti i ri do t’i lejojë përdoruesit të marrin pjesë në video edhe në rastet kur ata nuk janë gati për të dalë në kamera.

Pra, mund të quhet një video-telefonatë e animuar ku ju dhe miqtë tuaj po shikoni dhe flisni me njëri-tjetrin, pa u parë në të vërtetë. Në një postim në rrjetet sociale, kompania shpjegoi:

“Ndonjëherë, ne thjesht nuk jemi gati për kamera. A nuk do të ishte mirë nëse do të ekzistonte një opsion i tretë midis fikjes së kamerës dhe ndezjes së kamerës për t’ju lejuar të ndiheni pak më të pranishëm në telefonatë? Përcaktoni Meta Avatarin tuaj.”

Kjo risi është e disponueshme si në iOS ashtu edhe në Android. Si pjesë e njoftimit të fundit, Meta ndau disa përditësime të tjera në lidhje me avatarët. Kompania ndau lajmin se po teston një mënyrë më të lehtë për të krijuar avatarë në Facebook dhe WhatsApp ku mund të bëni një selfie live dhe të merrni një opsion avatari të sugjeruar nga selfie juaj.

Ju mund të zgjidhni nga këto opsione dhe t’i personalizoni më tej ato për të përfaqësuar sa më mirë veten.