LIFESTYLE, 9 Korrik 2023, 15:22

Lamtumirë muzikë! Elton John mbyll turneun në Suedi: Jeni në mendjen dhe zemrën time!

Lamtumirë muzikë! Elton John mbyll turneun në Suedi: Jeni në

Legjenda e muzikës pop, Elton John mbylli dje shfaqjen e fundit të turneut të tij lamtumirës në Suedi në mënyrë spektakolare, duke u  thënë fansave të tij se do të ishin gjithmonë në “mendjen, zemrën dhe shpirtin” e tij.

76-vjeçari ka udhëtuar rreth globit duke performuar shfaqjen e tij “Farewell Yellow Brick Road” që nga viti 2018 dhe nata e tij e dytë në ”Tele2 Arena” në Stokholm i dha fund koncertit të tij të 330-të.

Në koncertin e fundit ai performoi për dy orë e gjysmë dhe këndoi 23 nga këngët e tij hit.

Në stilin flamboyant klasik, këngëtari veshi një xhaketë kostum të zi me rruaza të kuqe, blu dhe argjendi në xhaketë së bashku me një palë syze dielli të tij të kuqe, ndërsa doli në skenë për të hapur me “Bennie And The Jets”.

Ai interpretoi edhe “Border Song”, që ia kushtoi së ndjerës Aretha Franklin.

Vazhdoi atë me një performancë të gjallë të këngës së tij hit “Tiny Dancer”, “Have Mercy On The Criminal” dhe klasike të tij “Rocket Man” – kënga që i dha emrin e saj biografisë së tij.

Një interpretim emocional i “Candle In The Wind” ishte gjithashtu në listën e këngëve, të cilën ai e performoi në funeralin e Dianës, Princeshës së Uellsit në 1997 – duke përshtatur tekstin për të pasqyruar jetën e saj.

Këngëtari 76-vjeçar ka fituar pesë çmime Grammy në një karrierë spektakolare që përfshin 50 vjet dhe afro 4600 performanca në mbarë botën.