LIFESTYLE, 12 Korrik 2023, 10:09

Dyshohet se goditi me grusht partneren dhe i theu telefonin, arrestohet Fero! Arbenita largohet nga banesa

Dyshohet se goditi me grusht partneren dhe i theu telefonin, arrestohet Fero!

Reperi i njohur Fero është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar me jetë dhe ka dhunuar partneren e tij, Arbenita Ismaji.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku dyshohet se Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, sipas Gazetës Sinjali.

Reperi mësohet se i ka thënë “do të të vras nëse ma merr vajzën”.

Pas dhunës së ushtruar ndaj saj, Arbenita është larguar nga banesa ku bashkëjeton me Feron dhe vajzën e tyre, dhe ka bërë denoncim në polici.

Pas kallëzimit, reperi është arrestuar nga efektivët e Gjilanit  dhe është marrë në pyetje.