TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në ditët e sotme, numri i ndjekësve në Instagram është një tregues i madh për pëlqyeshmërinë e personazheve të famshëm. Duket se çdo veprim jo i mirë i tyre “ndëshkohet” me humbje drastike ndjekësish. Dhe në fakt, kjo gjë ka ndodhur edhe me Luiz Ejllin, i cili këtë javë ka humbur jo pak, por plot 3000 ndjekës.
Sipas listës së shifrave të rrjeteve sociale të përpiluar nga “Top Albania Radio”, Luizi është në vend të fundit në renditjen javore sa u përket personazheve të BBVIP, duke qenë se ka humbur 3 mijë ndjekës.
Me shumë mundësi në këtë gjë mund të ketë ndikuar pëplasja publike që ai pati me Ronaldo Sharkën, të cilin e kërcënoi se do të mbetej pa punë. Kjo është hera e parë që pas daljes nga BBV që Luizi ka humbur kaq shumë ndjekës.
Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me 1 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar. Nuk dihet pse, por Efi vazhdon të humbasë ndjekës. Mbase ka ndikuar fakti që Efi ka preferuar të qëndrojë e tërhequr nga televizioni këto kohë.
Krist Dragot ka një rezultat stabël nga java e kaluar, duke qenë se nuk ka fituar asnjë ndjekës të ri.
Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës.
Në vend të gjashtë renditet Jori Delli.
Olta Gixhari ka fituar gjithashtu 1 mijë ndjekës.
Edhe Kiara Tito është rritur me 1 mijë ndjekës.
Elvis Pupa ka fituar 2 mijë ndjekës.
Në vend të dytë pozicionohet Ronaldo Sharka. Këtë javë ai ka fituar 3 mijë ndjekës.
Nga vendi i shtatë javën e kaluar, moderatorja Dea Mishel Hoxha ka arritur të rrëmbejë vendin e parë, duke shtuar 4 mijë ndjekës të rinj në Instagram.