TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rrugëtimi i muzikës sjell edhe sfidat e momentet e vështira. Në rubrikën e “31 Pyetjeve” në “Rudina” në Tv Klan, Lori Kaçka rrëfen se duke mos pasur ndihmën e një ekipi, shpesh është përballur me situata të rrezikshme.
Lori Kaçka: Unë e kam filluar këtë profesion pa ndihmën e shumë njerëzve ose të një rrethi. Në fillimet e mia ka qenë shumë e vështirë dhe ndryshimi i vendit, femër, ka qenë goxha e vështirë dhe derisa jam ambientuar, derisa kam krijuar një rreth timin shoqëror ose të bashkëpunëtorëve ka qenë shumë e vështirë. Pastaj edhe udhëtimet e mia që janë të vazhdueshme që jam gjithmonë vetëm. Do veçoja një… jo njëherë se më ka ndodhur disa herë, por udhëtimet e mia kur kthehem nga mbrëmjet ose nga performancat që kam që janë 3 e mëngjesit apo 4 dhe je pa gjumë dhe më ka ndodhur që kam qenë gati duke hyrë poshtë kamionit, por Zot i madh, faleminderit, unë besoj shumë në Zot.
Rudina Magjistari: Nga lodhja e madhe duke drejtuar makinën, janë momente shumë delikate.
Lori Kaçka: Kjo ka qenë shumë e vështirë dhe po mundohem që mos të udhëtoj pas koncerteve, por ndonjëherë e kam…patjetër.