TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rrjetet sociale në ditët e sotme po përdoren më shumë se kurrë për marketing. Biznese të ndryshme u drejtohen influencereve për të reklamuar produkte apo shërbime të të gjitha llojeve. Kështu të qenit influencer është kthyer në një profesion të mirëfilltë. Por sa mund të fitojë një influencer? Arianita Petushi, drejtuese e një agjencie marketingu ka zbuluar në “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan shifrat që bizneset paguajnë për një influencer.
Pak a shumë influencer-i me çmimin më të ulët është te vlera 200 euro mund ta themi, një story apo një postim të caktuar. Pastaj ka edhe disa influencer të cilët nuk pranojnë pa pasur një kontratë 6-mujore apo nuk pranojnë pa pasur një kontratë 1-vjeçare ku fillojnë dhe shkojnë në vlera 10 mijë euro. Mos të them edhe më shumë, por nuk po i trembim bizneset.
Petushi shtoi se shifra më e lartë e paguar për një influencere ka qenë 10 mijë euro për një kontratë 6-mujore.