LIFESTYLE, 8 Korrik 2023, 19:54

Nën akuzë nga Prokuroria e Lushnjës për falsifikim? Ironizon Luiz Ejlli: U mërzitën kur morën vesh se...

Nën akuzë nga Prokuroria e Lushnjës për falsifikim? Ironizon

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan ditën e sotme në rrjet se ai akuzohet nga Prokuroria e Lushnjës për falsifikim.


Me anë të një postimi në Instagram, ai nuk i ka kursyer ironitë, ndërsa deklaroi se në Lushnjë u mërzitën kur mësuan se ai zgjodhi të këndonte në Shkodër para se të këndonte te njerëzit e gruas.

"Lushnja u mërzit kur mori vesh se do këndoja në Shkodër para se të këndoja te njerëzit e gruas",- shkruan Ejlli.