TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aleksandër Grami nuk e priste të bëhej pjesë e një prej projekteve më të komentuara të kësaj vere, “Në kuadër të dashurisë” dhe arsyen ai e shpjegon fare pa doreza, por ndodhi që doli shumë mirë në audicion (ndryshe nga herët e tjera) dhe u bë pjesë e kastit më të përfolur të momentit.
Sapo ka mbyllur sezonin e radhës në “Portokalli”, mes shumë roleve të spikatura që shkaktojnë të qeshura pafund në publik, por ka para shumë plane të tjera artistike. I pari është filmi, ai që në qendër ka dy personazhet që kanë fituar vëmendjen e të gjithëve, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Aleksandri tha se është shumë i lumtur që edhe ai është pjesë e këtij filmi: “Mua më duket sikur nuk jap më të mirën nga vetja në audicione, por ja që në këtë rast isha shumë mirë, me sa duket, dhe Koloreto më mori vetë në telefon dhe më tha që “dua të jesh pjesë e kastit”.
Aleksandri zbuloi edhe disa skena që ka xhiruar me Luizin në filmin e ri. Ai tha se roli i tij është një rol episodik, por shumë i këndshëm:
“Nuk është rol shumë i madh, është rol episodik, por është shumë i lezetshëm. Më pëlqejnë këto role, pak e saktë. Është një karakter i veçantë që bëhet pjesë e personazheve kryesore gjatë udhëtimit të tyre, rastësisht.…”
Edhe pse nuk mund të zbulojë dot shumë, Aleksandri tha se është njohur rastësisht me çiftin në një club, por më shumë puna e ka lidhur me Luizin: “Kam pasur skena me Luizin dhe kaq… “, – shton ai pa dashur të zbulojë më shumë, por Bieta këmbëngul për të mësuar nëse ishte duke kërcyer me Luizin në club: “Jo, ishte edhe Luizi aty, te vendi ku po kërcenim, po Luizi kishte hallet e veta, unë kisha hallet e mia. Pastaj u bënë bashkë skenat”, – sqaron Aleksandri me të qeshur dhe asgjë më shumë se kaq.
Sepse, ndryshe, thekson ai, ikën interesi për filmin.