LIFESTYLE, 8 Gusht 2023, 13:48

‘Piku’ i sezonit veror/ Ja kush janë armiqtë e lëkurës gjatë verës, mjekët listojnë produktet që duhet të shmangim në fytyrë dhe se si mund ta mbrojmë atë

‘Piku’ i sezonit veror/ Ja kush janë armiqtë e

Gjatë verës pushuesit mund të përballen me probleme të lëkurës, duke qene se rreziku është më i lartë gjatë këtij sezoni për sëmundje të ndryshme.

Artikulli i mëposhtëm shpjegon disa prej tyre, ku sipas dermatologëve kushtet mjedisore, si rrezatimi intensiv diellor, janë ato që e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj rreziqeve të ndryshme.

 Çfarë mund të bëjmë për ta mbrojtur atë?

Parandalimi, natyrisht është hapi i parë dhe më themelor, kjo duke u mbrojtur nga dielli.

Duke qenë se rrezet e diellit janë më të forta në verë duhet që të vendosim SPF në lëkurë në mënyrë që mos të pësojmë djegie apo dhe njolla në fytyrë. Duhet pasur parasysh se rrezet e diellit lëkura i përthith kudo që të jeni, jo vetëm në plazh.

Përveç kësaj, sipas ekspertit ka gjëra që duhet t’u kushtojmë vëmendje të veçantë në lidhje me produktet që përdorim. Disa prej tyre janë parfumet, lazeri etj.