LIFESTYLE, 18 Dhjetor 2021, 08:19

Në një lidhje me Sarën, Pajtimi takon ”vjehrrin”, përpiqet ta joshë me një shishe verë

Në një lidhje me Sarën, Pajtimi takon ”vjehrrin”,

Sarah e Big Brother Vip mundi që të takojë babain e saj, personin më të dashur për të. Ajo prej ditësh kishte mallin e largësisë ndaj tij por gjithashtu edhe merakun se si ai e kishte analizuar lidhjen e saj me Pajtimin.

Pas një takimi shumë të ëmbël dhe emocionues, babai i Sarës zhvilloi edhe një tjetër takim po aq të rëndësishëm. Ai ‘’ftoi’’ për takim Pajtimi, me të cilën Sarah ka nisur një histori dashurie brenda shtëpisë.

Në një lidhje me Sarën, Pajtimi takon ”vjehrrin”,

Pasi u informua për ftesën Pajtimi së bashku me Arbrin vrapuan menjëherë të zhvillonin këtë takim. Për një performancë sa më dinjitoze, Pajtimi rrëmbeu një shishe verë dhe u përpoq të përzgjidhte fjalët më të bukura.

Gjatë takimit Pajtimi i shprehu babait të Sarës se priste që ai të ishte më i rreptë në komunikimin me ta. ‘’Prisja që të kishe veshur kostumin e ushtrisë sot. Tani po kuptojmë se nga e ka marrë pozitivitetin Sarah’’,- u shpreh ai i emocionuar.