LIFESTYLE, 17 Dhjetor 2021, 13:48

Dj Pm bën Sarën “të skuqet” nga sikleti: Ku të pëlqen të bësh dashuri?

Dj Pm bën Sarën “të skuqet” nga sikleti: Ku të

Një pyetësor është zhvilluar ditën e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip dhe protagonistë të tij kanë qenë dy çiftet e shtëpisë.

Pas Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj ka qenë radha e dyshes Sarah Berisha dhe Dj Pm (Pajtim Krasniqi).

Partnerët i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje rastësore, përgjigjet e të cilave duhet t’i shkruanin fillimisht në tabelë. Sarës iu drejtua nga Pajtimi një pyetje e sikletshme lidhur me vendin ku i pëlqente të bënte dashuri dhe pas një momenti të sikletshëm ajo ju përgjigj.

“Cili është vendi i preferuar për të kryer marrëdhënie seksuale?”,- u pyet ajo.

Pajtimi shkroi në tabelën e tij “në shtëpi” ndërsa Sara tha në krevat”.

Për diskutime të mëtejshme Sarah vendosi të mos fliste duke shtuar se disa gjëra preferon t’i mbajë private.