TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj në fshatin Levan të Fierit, duke shkrumbuar 57 pemë ulliri.
Banorja e prekur nga zjarri ka bërë apel për identifikimin dhe ndëshkimin e autorit. Ajo ka kërkuar që personi që i vuri flakën të gjendet dhe të përballet me drejtësinë.
“Duhet të gjendet ai që i vuri flakën dhe të dënohet”, është shprehur banorja, duke theksuar dëmin e madh të shkaktuar në pronën e saj.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit përgjegjës.