TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kancelarja Angela Merkel, e cilësuar si “gruaja e hekurt”, po shijon pensionin si një qytetare e thjeshtë e Gjermanisë, pas dorëzimit të postit, që mbajti për 16 vite me radhë.
Së fundmi ajo është fotografuar në supermarketin e saj të preferuar në Berlin, teksa ishte duke blerë një sallam “chorizo”.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, ish-kancelarja është forografuar teksa mbante në duar një produkt, i cili nuk është gjerman, por spanjoll dhe madje i shtrenjtë, 34.8 euro.
“Chorizo” spanjoll është bërë nga mishi i derrit i tymosur dhe kripë. Merkel mund të mos shpenzojë shumë para për rrobat e saj, por kur vjen puna për ushqime atëhere gjërat ndryshojnë.
Sipas “Shoqatës së Tatimpaguesve”, ajo merr një pension mujor prej rreth 15 mijë euro.

