TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xhemi Shehu do të jetë një nga prezantueset në edicionin jubilar të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Duke folur në “Pardon My French”, Xhemi zbuloi se ftesa për ta prezantuar këtë Festival i është bërë edhe herë të tjera, por për disa rrethana të ndryshme, nuk është realizuar.
“Ftesa më ka ardhur dhe herë të tjera. Një herë kam qenë duke lindur, një herë më thanë që kemi dashur të të marrim…“, u shpreh ajo.
Por si e priti Xhemi këtë ftesë?
“U gëzova shumë, ka kohë që më ka ardhur si ftesë… Me atë jam rritur, dikur mezi e prisja…”
Xhemi tha se nuk dëshironte të shpaloste shumë detaje për Festivalin e Këngës, megjithatë, u shpreh se nuk do të ketë rolin e një “shoëgirl”, por do t’i përmbahet skenarit, por shumë larg klasikes.
Gjithashtu, Xhemi nuk mund të mos përmendte Big Brother, për të cilin u shpreh se atje zbulohen fytyrat e vërteta të vipave, teksa bëri edhe batutën:
“Dita e 70-të e Arjolës, do të ishte e treta e imja…”, tha Xhemi.
