LIFESTYLE, 17 Dhjetor 2021, 20:07

Edi Rama i relaksuar, ha bukë me qofte në Lezhë (video)

Edi Rama i relaksuar, ha bukë me qofte në Lezhë (video)

Ndërkohë që në kampin demokrat situata "zien" dhe është mjaft e tensionuar, për shkak të luftës Berisha-Basha, Edi Rama sa vjen dhe duket më i relaksuar. 

Kryeministri ka zgjedhur mbrëmjen e sotme sheshin festave në Lezhë për të uruar qytetarët.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, Rama është ndalur për të ngrënë bukë me qofte. 

Videon ai e ka ndarë në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një lavdërim për shefat e kuzhinës në Lezhë. “S’ka si Lezha për shefa kuzhine”, shkruan Rama.