AKTUALITET, 5 September 2026, 19:20

Vizita e Berishës në SHBA, ndryshon vendi i takimit me shqiptarët në New Jersey

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur në aeroportin e Nju Jorkut nga bashkatdhetarë dhe përfaqësues të diasporës.

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Berisha do të zhvillojë një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në New Jersey. Aktiviteti do të mbahet të dielën, më 6 shtator, në orën 10:00 sipas kohës lokale, ose 16:00 me orën e Shqipërisë.

Takimi, për të cilin është ndryshuar vendndodhja, do të zhvillohet në ambientet e “Venetian Palace” në New Jersey.

Vizita e liderit demokrat zhvillohet në një moment të rëndësishëm për zhvillimet politike në Shqipëri. Berisha pritet të marrë pjesë edhe në Konventën Kombëtare të Republikanëve më 9 dhe 10 shtator, ndërsa gjatë qëndrimit në SHBA ka parashikuar një sërë takimesh me zyrtarë dhe përfaqësues të politikës amerikane.