TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reperin nga Kosova, Xhonatan Isufi i njohuri si Don Xhoni, ka dhënë së fundmi një intervistë për Radio 'Jam FM' në Berlin të Gjermanisë, ku ka dhënë mendimin e tij për deklaratën raciste të deputetit të AfD-së.
Ai fillimisht ka nisur intervistën me një kërkim-falje për anglishten e tij, duke treguar sukseset e këtij vite.
Më pas ai pyetet nga gazetari se çfarë mendimi kishte në lidhje me deklaratat raciste të deputetit të AfD-së, i cili përfshihu edhe shqiptarët.
Reperi tha se shqiptarët nuk janë hajdutë dhe ata janë pjesë shumë e rëndësishme e Gjermanisë.
“Politikanët duhet të mbështesin popullin e tyre dhe jo të punojnë kundër tij. Nuk ka të bëjë fakti që jam shqiptar, qëndrimi i tij është i gabuar.
Nuk është e vërtetë që shqiptarët janë hajdutë. Edhe shqiptarët i përkasin Gjermanisë. Ata janë investitorë të mëdhenj, kanë firma ndërtimi, punojnë nëpër firma ndërtimi, nëpër institucione shëndetësore, nëpër banka e etj. Mendoj që opinioni i tij nuk ka vlerë”,- ka thënë Don Xhoni.
Më tej ai ka treguar pse armët janë gjithmonë pjesë eklipeve të tij, pasi i pëlqen qitja me armë, posaçërisht me kallashnikov.