TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy ka shpjeguar arsyen e arrestimit të tij dje në Kosovës, duke sqaruar të gjithë fansat e tij.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Noizy shkruan se në fakt kishte një gjobë për të paguar për sherrin që ka pasur me grupin tjetër “Babastars”, thuajse pesë vite më parë.
Ndërsa sqaron se e gjitha është një keqkuptim nga ana e autoriteteve të Kosovës.
“Respekte për Policinë e Kosovës! Por sistemi është m*t! Fakti që dikush vendos të nxjerrë një fletë-arresti pa të lajmëruar sikur të paktën njëherë ndaç me telefonatë, apo në ndonjë mënyrë tjetër të lë të kuptosh se mbi Policinë janë disa idiota që e komandojnë atë e më e forta është se më thanë e kemi lajmëruar një shokun tonë që e njeh një shokun tënd për këtë rast. Sepse ty nuk mund të të gjenim kontakt.
Vërtetë kaq e vështirë është? Nejse! Bëhej fjalë për incidentin që ka ndodhur në datë shtator 2016, një gjobë për të paguar dhe janë kujtuar mbas gjashtë vitesh.
Por kanë harruar të më kontaktojnë dhe kanë vendosur të nxjerrin fletë-arrest. Edhe njëherë respekte për Policinë e Kosovës dhe për sjelljen njerëzore,”-shkruan reperi.