TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Punët e shtëpisë duket se janë bërë pjesë e një debati mes banorëve të Big-Brother Vip, kryesisht Ilirit Arjolës dhe Donaldit me Beatrixën.
Kjo lindi pas emisionit të së martës ku pati edhe diskutime të ashpra për këtë çështje. Këto debate duket se janë diskutuar dhe spektaklin e sotëm.
Në një moment, Iliri shprehet se disa banorë brenda shtëpisë janë kot. Deklarata e tij duket se i ka “djegur” Einxhelit e cila i është kthyer me: Balerin je, nuk je kritik arti.
Iliri: E kam pasur për shumë që kanë këtu brenda, e kam për disa që janë këtu se nuk më pëlqen karakteri i tyre.
Iliri: Duhet të të jap llogari ty?
Iliri: E di unë si ia them publikut. Kanë qenë disa që nuk janë, këtu janë Einxheli, Sara, Antonela deri në njëfarë pike…
Antonela: A i ndërrove fjalët brenda 5 minutash?
Arbana: Çfarë është ky paragjykim për një nga programet më të shikuara në Top Channel.
Antonela: Është shumë çdo herë që thuhet se nuk e meritoj vendin këtu.
Iliri: Nuk mendoj se je nga ato bloger që meriton të jesh këtu për karakterin që ke.
Sara: Pse çfarë duhet të bëjë?
Iliri: Tjera ke thënë në dhomën e rrëfimit, tjera thua këtu.
Antonela: Unë mendoj që je tipik njeri falso sepse ditën e parë ke dalë para të gjithëve duke i thënë turp të vijë që e paragjykoni. Këto mi thua sot javën e katërt.
Iliri: Për mua kot që je këtu. Është mendimi im.
Antonela: Sa herë që më përmendet që kam ardhur nga një emision. Do jua them që jam krenare se nga ku vij se falë Për’puthen e Top Channel këtu ku jam. Dhe nuk do të guxoni ta thoni më këtë gjë. Nëse jam këtu, e meritoj. Nuk jam lutur për tu futur këtu.
Iliri: Duhet të kishte më shumë artistë.
Einxhel: Balerin je, nuk je kritik arti.