LIFESTYLE, 23 Shtator 2025, 23:07

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë italiane dhe ndërkombëtare

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë italiane dhe

Ikona e kinematografisë italiane dhe ndërkombëtare, aktorja Claudia Cardinale ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Cardinale, një ikonë e kinemasë së viteve 1960, vdiq të martën në mbrëmje “e rrethuar nga fëmijët e saj” në Nemours, pranë Parisit, ku jetonte, njoftoi agjenti i saj këtë mbrëmje.

E lindur në Tunis, Claudia Cardinale ka punuar me më të mëdhenjtë, përfshirë Luchino Visconti, Federico Fellini, Richard Brooks, Henri Verneuil dhe Sergio Leone.

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë italiane dhe

Një simbol bukurie dhe mbi të gjitha një aktore e jashtëzakonshme që bëri histori në kinema, Claudia Cardinale ishte diva që nuk e merrte veten seriozisht, aq e talentuar dhe e fortë saqë ia lejonte vetes shakatë në televizion, në epokën bardh e zi, në skeçin në të cilin pretendonte se ishte në gjendje të luante të gjitha instrumentet në orkestër, ose të pranonte propozimin e Alberto Moravias për ta intervistuar “sikur të ishte një objekt” për revistën Esquire.