TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në kohën më të vështirë dhe më të trazuar të jetës së tij, piktori post-impresionist u mbështet nga një shpirt binjak i pazakontë, Joseph Roulin, një postier në Arles. Një ekspozitë e re e eksploron këtë miqësi të ngushtë dhe si i shërbeu historisë së artit.
Më 23 dhjetor 1888, ditën kur Vincent van Gogu preu veshin dhe ia dhuroi një prostitute, për të u kujdes një shpirt binjak i pazakontë: postieri Joseph Roulin.
Një figurë e rrallë stabiliteti gjatë dy viteve të trazuara mendërisht të Van Gogut në Arles, Roulin u sigurua që ai të merrte kujdes në një spital psikiatrik, e vizitoi atje dhe i pagoi qiranë. “Roulin… ka një gravitet të heshtur dhe një butësi për mua si ajo e një ushtari të vjetër për një të ri,” i shkroi Van Goguvëllait të tij Theo, duke e përshkruar Roulin-in si “një shpirt kaq të mirë dhe kaq të mençur e plot ndjenja”.
Për t’i bërë homazh kësaj marrëdhënieje prekëse, po hapet ekspozita Van Gogut: Portretet e familjes Roulin, në MFA Boston me 30 mars, para se të zhvendoset në Muzeun e VanGogut në Amsterdam në tetor. Është ekspozita e parë e kushtuar portreteve të pesë anëtarëve të familjes Roulin, me mbi 20 piktura nga Van Gogut krah veprave të Rembrandtit, FransHalsit dhe Pol Gogenit.
“Shumë nga ajo që shpresoja me këtë ekspozitë është një histori njerëzore,” i tha bashkëkuratorja Katie Hanson BBC-së. “Roulinnuk është thjesht një model për të, ishte dikush me të cilin zhvilloi një lidhje shumë të thellë miqësie.” Ndërsa marrëdhënia e trazuara e Van Gogut me Gogen ka errësuar rrëfimin e tij, Roulin i ofroi diçka më të qëndrueshme dhe më të thjeshtë.
Një jetë e re në Arles
Van Gogu u zhvendos nga Parisi në Arles në shkurt të vitit 1888, duke besuar se drita më e ndritshme dhe ngjyrat më intensive do ta përmirësonin artin e tij. Para se të hynte në shtëpinë e famshme të verdhë, ai mori me qira një dhomë mbi Café de la Gare, të cilin e frekuentonte Joseph Roulin, që punonte në stacionin hekurudhor aty pranë duke mbikëqyrur postën. Duke u përballur me vështirësi për të gjetur modele, Van Gogu u gëzua kur postieri pranoi, duke kërkuar vetëm të paguhej me ushqim e pije.
Mes gushtit të vitit 1888 dhe prillit të vitit 1889, Van Gogurealizoi gjashtë portrete të Roulin-it, simbole të shoqërisë dhe shpresës. Në secilin, Roulin-i vishej me uniformën e tij blu postare me kopsa dhe shirit të artë, me fjalën “postes” të shkruar me krenari në kapele. Hunda e tij e sheshtë dhe fytyra e skuqur, e skulpturuar nga vitet e pijes, e bënë një subjekt magjepsës për piktorin, i cili e përshkroi si “një njeri më interesant se shumë të tjerë”.
12 vite më i madh se Van Gogu, Roulin u bë një dritë udhëzuese dhe një figurë atërore, Van Gogu e pagëzoi me nofkën Sokratpër mjekrën e tij të këndshme dhe mençurinë e dukshme. Megjithëse i përkisnin klasave të ndryshme shoqërore, VanGogu u mahnit nga “natyra e fortë fshatare” e Roulin-it. Një republikan krenar, kur Van Gogu e pa duke kënduar La Marseillaise, vuri re sa piktoresk ishte, “si diçka e dalë nga Delakrua”.
Miqësia i hapi derën edhe katër modelëve të tjerë: gruas së Roulin-it, Augustinës, dhe tre fëmijëve të tyre, Armand, 17 vjeç, një nxënës farkëtar; Camille, 11 vjeçe, nxënëse shkolle; dhe foshnja Marcelle. Secili prej tyre mori portretin e vet si dhuratë. Në total, Van Gogu krijoi 26 portrete të familjes Roulin, një prodhim i jashtëzakonshëm për një familje të vetme, i parë rrallë në historinë e artit.
Van Gogu kishte shpresuar dikur të bëhej baba dhe bashkëshort vetë, dhe marrëdhënia me familjen Roulin i lejoi të përjetonte diçka nga ajo lumturi. Ndërsa vendasit e përshkruanin si “të çmendurin me flokë të kuq” dhe madje nënshkruan peticione për izolimin e tij, Roulin-ët e pranuan sëmundjen e tij mendore, duke i ofruar një vend sigurie dhe mirëkuptimi.
Marrëdhënia nuk ishte aspak njëkahëshe. Ky vizitor i arsimuar me theks holandez ishte ndryshe nga kushdo që Roulin-i kishte takuar. Roulin-i kënaqej duke dhënë këshilla dhe Van Gogu i dukej një shoqëri e këndshme kur gruaja e tij ishte larg për të lindur Marcelle-ën. Ai gjithashtu pati mundësinë e rrallë të kishte portrete të pikturuara falas dhe kur largohej për punë në Marsejë, e ngushëllonte fakti se foshnja Marcelle mund të shihte ende portretin e tij mbi djep.
Dashuria e tij për Van Gogun shkëlqen në korrespondencën e tyre. “Vazhdo të kujdesesh mirë për veten, ndiq këshillën e doktorit tënd të mirë,” i shkruante nga Marseja, duke mbyllur: “Marcelle të puth fort.”
Portretet e Van Gogut e vendosën atë në zemër të shtëpisë së familjes. Në pesë versionet e La Berceuse, që do të thotë si “ninullë” ashtu edhe “gruaja që tund djepin”, zonja Roulinmbante një litar që lëkundte djepin e foshnjës përtej kanavacës. Ngjyrat e gëzueshme të sfondit ndryshonin nga një anëtar i familjes në tjetrin, me motive të lulëzuara për prindërit që shprehën lumturi dhe dashuri.
Historia e artit ka përfituar jashtëzakonisht nga liria që kjo marrëdhënie i dha Van Gogut për të eksperimentuar me portretin dhe për të zhvilluar stilin e tij të veçantë me forma të përcaktuara, ngjyra të guximshme dhe vija të trasha të valëzuara që u jepnin formave jetë. Në sigurinë e kësaj miqësie, ai përmbysi traditat e portretit, duke i dhënë përparësi reagimit emocional mbi përfaqësimin literal, duke vendosur të pikturonte Roulin-in “ashtu siç e ndiej”.
Nëse Van Gogu s’do të kish ndjerë mbështetjen e palëkundur të Roulin-it, ndoshta nuk do t’i kishte mbijetuar krizave shkatërruese që filluan në dhjetor të vitit 1888. Me kujdesin e atyre pranë tij, ai jetoi edhe 19 muaj të tjerë, duke krijuar një numër marramendës prej 70 pikturash në 70 ditët e fundit, duke lënë një nga trashëgimitë më të çmuara të historisë së artit.
Si portretet intime që krijoi në Arles, ekspozita mbushet me optimizëm. “Shpresoj që të qenit me këto vepra arti dhe eksplorimi i procesit të tij krijues të jetë një histori që ngroh zemrën,” thotë Hansoni. Ekspozita dëshmon fuqinë e marrëdhënieve mbështetëse dhe “realitetin që trishtimi dhe shpresa mund të bashkëjetojnë”. /BBC/