LIFESTYLE, 20 Shtator 2025, 23:04

Shfaqet problemi i parë me iPhone-in e ri, përdoruesit nxjerrin videot e para

Shfaqet problemi i parë me iPhone-in e ri, përdoruesit nxjerrin videot

iPhone-i i ri është në treg vetëm disa ditë, por tashmë përdoruesit kanë nisur të raportojnë problemin e parë. Disa modele, veçanërisht në ngjyrat e errëta si e zeza dhe bluja e thellë, kanë tendencë të gërvishten lehtë në pjesën e pasme të telefonit.

Në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, po qarkullojnë shumë video ku përdoruesit tregojnë gërvishtjet e dukshme në pjesën e pasme të pajisjes së tyre. Gazetari i Bloomberg, Mark Gurman, konfirmoi këtë shqetësim duke theksuar se ngjyrat më të ndjeshme ndaj gërvishtjeve janë pikërisht ato të errëta, krahasuar me modelet me ngjyra më të lehta si e artë, blu apo e bardhë.

Shfaqet problemi i parë me iPhone-in e ri, përdoruesit nxjerrin videot

Përveç gërvishtjeve, Gurman theksoi edhe një problem tjetër: karikuesi pa tel MagSafe duket se lë shenja në pjesën e pasme të modeleve më të errëta, veçanërisht kur telefonat karikohen për një kohë më të gjatë. Ky efekt lidhet me faktin se Apple këtë vit ka kaluar nga përdorimi i titanit në alumini për karikuesit e modeleve Pro dhe Pro Max.

@megantinxie liked deep blue the best but ended up getting the silver ???? whyyyy #iphone17pro #iphone17promax #apple #iphone17 ♬ admire the perc - !

A do të ndikojë kjo në shitjet e iPhone-ve të rinj?

Analistët e Wall Street nuk duken të shqetësuar. Gil Luria nga D.A. Davidson tha se çdo prezantim i ri i iPhone sjell edhe disa probleme të vogla, të cilat marrin shumë vëmendje për shkak të popullaritetit të produktit që shitet në miliona njësi çdo muaj. Ai shtoi se nëse problemi rezulton i përhapur, Apple mund të ndërhyjë duke bërë ndryshime, gjë që mund të shkaktojë kosto afatshkurtra, por pa pasoja të mëdha.

Dan Ives, analist në Wedbush Securities, e cilësoi shqetësimin për gërvishtjet si të ekzagjeruar dhe e vlerësoi iPhone 17 si një produkt “fenomenal”. Ai shtoi se përdoruesit janë të kënaqur dhe nuk parashikon që ky problem të ndikojë negativisht në suksesin e telefonit.

@bloombergbusiness Eager shoppers around the globe waiting to purchase a new #iPhone on Friday arrived at stores to find that some of the models were already covered in scratches. Mark Gurman explains why. #tech #news ♬ original sound - Bloomberg Business