LIFESTYLE, 21 Shtator 2025, 10:44

Divorci me Princ Lekën dhe përplasjet e forta, flet Elia Zaharia Zogu: Jeta të ngre dhe të rrezon

Divorci me Princ Lekën dhe përplasjet e forta, flet Elia Zaharia Zogu:

Aktorja e njohur Elia Zaharia ka folur për divorcin e saj me Princ Lekën dhe mënyrën se si ajo e ka përballuar këtë periudhë të vështirë. 

“E gjithë jeta ka ditë për ditë sfidat dhe ulje-ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrezon dhe të ngre. Ajo që është e rëndësishme është që njeriu sa herë të ngrihet të mos harrojë të ngrihet njeri.

Sepse dhimbja apo sfidat që kalojmë ndonjëherë e shuajnë dritën dhe dashurinë që duhet t’i qasemi jetës, njerëzve, punës, dhe unë këtë jam munduar të bëj.”, tha ajo në emisionin “ArtKand” në Top Channel.

Elia i dha fund martesës së saj me Princ Lekën pas një periudhe tensioni dhe përplasjeve, disa prej të cilave u bënë publike. Megjithatë, ajo duket se ka gjetur një mënyrë për t’i kthyer sfidat në frymëzim, duke kanalizuar energjinë e saj në krijimtari dhe projekte personale.