TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rrjeti shpërtheu pas disa lajmeve që qarkulluan në disa portale italiane se balerini i talentuar shqiptar, Kledi Kadiu ka ndërruar jetë. Ky lajm ka shqetësuar të gjithë miqtë, familjarët por edhe fansat e artistit.
Menjëherë ka ardhur reagimi i balerinit, i cili përmes Instagramit ka njoftuar të gjithë se është shumë mirë dhe se këto lajme janë bërë vetëm për klikime.
“Këtu shkruajnë se jam larguar… nuk e kuptoj se ku. Kam vdekur? Jo. U largova nga Italia? Jo, do shihemi më vonë. Po e bëj këtë ‘story’ për të gjithë njerëzit, miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit, për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë. Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo gjë është e trishtë. Por unë jam shumë mirë. Shkrimi në fjalë nuk është kush e di se çfarë, por janë titujt për të rënë në kurth për të marrë klikime.” -shprehet balerini i njohur.