TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Para se të publikonin bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, Noizy dhe Stresi tërhoqën vëmendjen e publikut me deklaratat e tyre të forta ndaj njëri-tjetrit duke i bërë fansat të dyshonin se miqësia mes tye ishte prishur.
Por në fakt e gjitha ishte një ‘prank’ i dy artistëve të cilët më pas publikuan hitin e tyre muzikor ku numëron miliona klikime në ‘Youtube’ brënda pak ditëvë. E së fundmi Stresi ka folur rreth lojës që bënë për ndjekësit dhe ideja e kujt ishte:
“Ideja ishte e imja, i thashë Noizy-t që ta bëjmë. Mirë më tha, po para koncertit. Edhe na erdhi mundësia para se të nxirrnim këngën. Njerëzit që ne na besojnë dhe kanë parë sa e shëndetshme është si shoqëri, janë mërzitur shumë nga kjo shaka, njerëz që me të vërtetë i vlerësoj, kurse njerëzit që me padurim presin të zihemi, çfarë nuk thanë. Ne i shihnim dhe vetëm qeshnim”- u shpreh këngëtari teksa ishte i futar në “TAR”.
Rreth dy vite më parë, Stresi dhe Noizy i dhanë fund armiqësisë disa-vjeçare mes tyre. Reperët, të cilët kanë qenë miq me njëri-tjetrin, u kthyen asokohe në armiq të përbetuar. E ribashikmi i tyre ngjalli reagime të shumta në rrjet. I pyetur se çfarë mendon për këtë gjë, ai u shpreh:
“Plasën, u mbytën. Është shumë e vërtetë që ne kemi patur ato zënkat tona. Unë jam 36 vjeç tani dhe imagjino si kemi reaguar 23 vjeç. Janë rrethana të ndryshme, çdo gjë ka ndryshuar. Njerëzit nuk kanë dashur kurrë që ne të jemi bashkë, këtë ta them me dorë në zemër. Po nuk ia dolën dot ata njerëz. Unë jam pro i çdo njeriu që pajtohet me dikë. Kanë kaluar kur kemi qenë adoleshentë, se tani jemi në një moshë që nuk mund të bëjmë asnjë gabim. Nuk ka gjë më të mirë se dy njerëz të pajtohen. Fatkeqësisht ne kemi një publik shumë vulgar”.