TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një burrë i paralizuar ka mundur të ecë përsëri pasi u rivendos komunikimi midis trurit dhe palcës kurrizore duke përdorur një “urë dixhitale” me valë.
Sipas mediave të huaja, e ashtuquajtura “ndërlidhje” përbëhet nga dy implante elektronike, nga një në tru dhe palcë kurrizore.
E para vendoset mbi rajonin e trurit përgjegjës për kontrollin e lëvizjeve të këmbëve dhe mund të dekodojë sinjalet elektrike të krijuara kur mendojmë për ecjen.
Në mënyrë të ngjashme, implanti tjetër është i pozicionuar mbi pjesën e palcës kurrizore që kontrollon këmbët.
Duke punuar së bashku, shkencëtarët thonë se teknologjia novatore “transformon mendimin në veprim” – duke riparuar lidhjen e prishur midis trurit dhe rajonit të palcës kurrizore që kontrollon lëvizjen.
Dhe pacienti i parë ishte një holandez 40-vjeçar, inxhinier Gert-Jan Oskam, i cili pësoi një dëmtim të shtyllës kurrizore në një aksident me biçikletë ndërsa punonte në Kinë në vitin 2011.
Aksidenti e kishte lënë atë të paralizuar, por ai vuri re përmirësime brenda disa ditësh pasi kirurgët po kalibronin implantet.
“Gjëja më befasuese që unë mendoj se ndodhi ishte pas dy ditësh”, ka rrëfyer Oskam.
“Brenda pesë deri në minuta, unë mund të kontrolloja ijet e mia”.
Që atëherë, pas “një udhëtimi të gjatë” trajnimi, pacienti ka qenë në gjendje të ecë, të ngjisë shkallët dhe jo vetëm kaq.
Kështu, ai ka rikthyer edhe “kënaqësinë e thjeshtë” të qëndrimit me miqtë në një lokal.
Çfarë është edhe më e rëndësishme është fakti se implantet mbetën efektive pas një viti, duke përfshirë edhe kur Oskam ishte i pambikëqyrur në shtëpi.
Ai u trajtua nga neuroshkencëtarë dhe neurokirurgë nga Spitali Universitar i Lozanës i Zvicrës dhe Universiteti i Lozanës, dhe Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Lozanë.
Vetë implantet u zhvilluan nga Komisioni Francez i Energjisë Atomike.