LIFESTYLE, 24 Maj 2023, 19:49

"Gjeni një shoqe që ju mbështet si Rita Ora-Bebe Rexhën”, videoja e dy artisteve shqiptare bëhet virale në TikTok

"Gjeni një shoqe që ju mbështet si Rita Ora-Bebe

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha, ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.

Vite më parë ato realizuan një bashkëpunim me artistet Cardi B dhe Charli XCX (kënga “Girls”), i cili rezultoi mjaft i suksesshëm.

Që nga depërtimi i tyre i përbashkët në tregun ndërkombëtar të muzikës, dy artistet me origjinë shqiptare e kanë mbështetur shumë njëra-tjetrën.

"Gjeni një shoqe që ju mbështet si Rita Ora-Bebe

Këtë e tregon edhe një video, e cila ka qarkulluar së fundmi me të madhe në rrjetin social TikTok.

Bëhet fjalë për momentin kur Bebe Rexha kishte organizuar një pritje private për të promovuar albumin e saj më të ri të vetë-titulluar “Bebe”.

Teksa kishte kënduar live për të pranishmit shumë prej këngëve të reja të albumit, në audiencë mund të shihej këngëtarja tjetër e famshme, Rita Ora.

Artistja nga Kosova e cila ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi, dhe motra e saj, Elena, dukej e mahnitur nga interpretimi i koleges së saj, teksa vazhdimisht i shkëlqenin sytë teksa e shihte atë të performonte.

Videoja e cila është shpërndarë me të madhe në TikTok, është shoqëruar me përshkrimin: “Gjeni një mik që ju mbështet juve ashtu siç Rita Ora është duke mbështetur Bebe Rexhën”.

Mesa duket shoqëria mes dy vajzave shqiptare është bërë një shembull se si duhet të funksionojë një shoqëri siç duhet.

@much Get you a friendship like this ???? [via @TETRIS] #ritaora #babyrexha ♬ original sound - MuchMusic