LIFESTYLE, 5 Korrik 2023, 11:27

"Sot super festa e familjes tonë!", Sali Berisha lajmëron dy gëzime në një ditë

"Sot super festa e familjes tonë!", Sali Berisha lajmëron dy
Liri dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se sot ka dy gëzime në një ditë, duke shkruar në rrjetet sociale se ka "superfestë", meqë është ditëlindja e bashkëshortes që sot mbush 75 vite dhe 52-vjetori i martesës.

Postimi i Berishës

Sot super festa e familjes tonë!
Ditëlindja e Lilit dhe 52 vjetori i martesës tonë.
Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.
Por sot kemi dhe 52 vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të pëbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufijshme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë!
Gëzuar Lili 75 vjetorin dhe me deshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera.