TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Incidentet në skenë teksa këngëtari/këngëtarja këndojnë kanë filluar të shpërndahen anë e kënd botës, që pas disa rasteve si ai i Bebe Rexhës, Ava Max e shumë të tjerëve.
Së fundmi Adele i ka paraprirë një incidenti të tillë, teksa ka mbajtur një armë lodër me vete. Ajo “ka kërcënuar” fansat se do t’i qëllojë nëse hedhin sende në skenë.
Artistja ishte duke performuar në Las Vegas dhe në një moment tha: E keni parë që njerëzit kanë harruar etikën e koncerteve? Duke hedhur gjëra në skenë, e keni parë? Ju sfidoj, nëse më hidhni diçka, unë do ju vras”. Ky koncert përfundoi pa u regjistruar asnjë incident.