TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtarja e famshme Meghan Trainor është bërë nënë për herë të dytë.
Ditën e djeshme, këngëtarja ndau në Instagram lajmin e madh me bashkëshortin e saj, Daryl Sabara.
Dyshja postuan fotografi të shumta nga spitali dhe shtëpia e tyre teksa mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, më 1 korrik.
View this post on Instagram
"Më 1 korrik (7-vjetori i takimit tonë të parë) ne mirëpritëm Barry Bruce Trainor në botë”, ka shkruar këngëtarja. “Ai ishte një djalë i madh me peshë 3.9 kg, por ne patëm një prerje cezariane të mahnitshme dhe të suksesshme, dhe më në fund e mbajta në krahë! Faleminderit të gjithë mjekëve dhe infermierëve të jashtëzakonshëm që u kujdesën kaq shumë për ne!", shkruan ajo.
Në janar, 29-vjeçarja zbuloi se ishte shtatzënë në emisionin “Today”. Çifti, të cilët u martuan në vitin 2018, janë prindër edhe të një djali tjetër, të quajtur Riley.