LIFESTYLE, 21 Shtator 2023, 14:46

Ky është emisioni ku do ta shohim shumë shpejt Kiara Titon

Ky është emisioni ku do ta shohim shumë shpejt Kiara Titon

Vetëm pak kohë pasi dyshimet që Kiara Tito do të ishte prezantuesja e sezonit të ri të “Për’puthen” u hodhën poshtë, është zbuluar se ku do ta shohim moderatoren së shpejti.

“Kryefjala” shkruan se ajo do të bëhet pjesë e “Dancing With the Stars”, por jo në rolin e konkurrentes, por në atë të njërës prej prezantueseve.

Këtë vit programi i kërcimit do të ketë edhe një program të përditshëm në formë forumi, ku thuhet se prezantuese e tij do të jetë Kiara Tito.

Rikujtojmë se projekti i parë që iu besua Kiarës në Top Channel, pas daljes nga BBVIP, ishte “Kepi i VIP-ave”. Duket se tani Kiara është gati për një tjetër reality show, por si moderatore.