LIFESTYLE, 19 Shtator 2023, 18:18

“Kërkojnë hundë si Kim Kardashian”, mjeku shqiptar ngre shqetësimin: Ndërhyrjet estetike i kërkojnë 15-vjeçaret

“Kërkojnë hundë si Kim Kardashian”, mjeku shqiptar

Kirurgu Besim Boçi, duke folur për operacionet estetike te të rinjtë, tregoi se vendin e parë e zë kirurgjia estetike e hundës. Ai sqaroi se grupmosha që shkojnë më shumë dhe kërkojnë këtë ndërhyrje, janë 15 vjeç e lartë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se vajzat kërkojnë kryesisht me modelin Kim Kardashian.

“Kërkojnë hundë si Kim Kardashian”, mjeku shqiptar

“Kirurgjia estetike e hundës zë vendin e parë, këtu vijnë vajza të reja 15 vjeç e lartë, por ne kemi indikacionet për ndërhyrjet kirurgjikale, kështu që jo të gjitha vajzat arrijnë ta bëjnë.

Në moshat e vogla vijnë me një model, Kim Kardashian plot raste dhe na e paraqesin atë për hundën e vete, por ne kemi limitet tona pasi çdo hundë duhet të përshtatet me fytyrën e pacientit, moshat më të rritura në pjesën më të madh ja lënë në dorë kirurgut, ne marrim informacion nga pacienti dhe vlerësojmë pritshmëritë e tij dhe në rast se pritshmëritë e tij nuk janë realiste ne e refuzojmë pacientin.

Shqetësim bëhet kur vajzat në këmbim të kësaj përsosmërie japin origjinalitetin e vet, së dyti bëhet shqetësim kur secila kërkon të ketë të njëjtin tipar me shumë të tjera dhe dashje apo pa dashje shkojnë në një trajtësim të portretit të vajzës dhe gruas shqiptar”, tha ai.