TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fabiani, berberi fierak që qethi Edi Ramën këtë verë, ka treguar në një emision televiziv se kryeministri i ka paguar paratë si çdo klient tjetër, por e ka tepruar me bakshishin.
“Një pagesë u bë, por me (bakshishin) e teproi pak”, u shpreh Fabiani në emisionin “Zgjohu” në MCN Tv.
I riu që “bëri skulpturë” me kokën e tij, siç e quajti Edi Rama kur e publikoi në llogaritë e veta në rrjetet sociale, tha se qethja e kryeministrit i ka shtuar punën. Njerëzit shkojnë në sallonin e tij dhe i kërkojnë t’i qethë njëlloj si ai.
“Një person diku te 65-70 vjeç më tha o çuni ti je berberi i Ramës, më tha mua. Po, i thashë. Ore do më qethësh pak si ai, më tha mua”, tregoi Fabiani.