TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Politikani Saimir Korreshi, i cili herë pas here ka goditur me deklaratat, por edhe veprimet ironizuese kundër qeverisë, këtë herë duket se do të shfaqet në një sfidë të re. Ai do të jetë këtë sezon pjesë e emisionit “Dancing with the Stars”.
I ftuar në “Breaking” në Top News, Korreshi foli më tepër rreth kësaj sfide të re që ka marrë përsipër dhe shpjegon se si e pritën kolegët e tij një vendim të tillë.
“Unë vallen popullore nuk ngurroj kurrë për ta kërcyer, identifikohem me kostumet myzeqare dhe identifikohem me vallen e Myzeqesë. Askush nuk e di që unë kam dhe 50 piktura. Kam qejf shumë gjëra. Edhe futboll kam luajtur. E kam marrë sfidën e ardhshme me dëshirë, besoj nuk do ju zhgënjej.”, tha ai.