TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori Aleksandër Seitaj do të jetë së shpejti pjesë e sezonit të tretë të “Drag Race Italia”, që transmetohet në kanalin televiziv italian “Paramount+”.
“Drag Race Italia” është një serial televiziv dhe konkurs i realitetit italian i bazuar në serialin amerikan “RuPaul’s Drag Race”. Shfaqja paraqet një grup “drag queen-sh” italianë teksa konkurrojnë për titullin “Superstar Next Drag i Italisë”, duke u bërë ambasadore të MAC Cosmetics për një vit.
Nëse nuk e dini se çfarë do të thotë “drag queen”: Një interpretues (zakonisht një burrë) që imiton një personazh femër me parodi dhe humor, me kostume dhe grim të ekzagjeruar.
Lajmin e ka bërë të ditur kanali televiziv duke prezantuar emrat që do të marrin pjesë, ndërsa shfaqja do të fillojë më 13 tetor.
Aktori 32-vjeçar është prezantuar si një aktor profesionist i njohur në Shqipëri. Ai ka një marrëdhënie të mirë me prindërit e tij, të cilët thjesht i përshkruan si “politikisht korrekt”, që do të thotë se ata dinë gjithçka për të dhe nuk bëjnë pyetje. Seitaj e ka quajtur Shqipërinë një vend homofobik, duke u shprehur se ai ka gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund nëpërmjet artit, duke luftuar për të drejtat dhe ndërgjegjësimin për çështjet e LGBTQ+.
Ndërsa për publikun shqiptar, ylli është i njohur për rolin e tij si “Vezirja” në Portokalli. Roli i tij mjaft i pëlqyer numëron mjaft klikime në YouTube, por edhe në rrjetet e tij sociale. Në intervista ai ka zbuluar se grimin dhe veshjet i realizonte të gjitha vetë. Tepër i talentuar, ai e ka perfeksionuar rolin e Vezires, ku tashmë njerëzit dhe fansat e tij e identifikojnë si “drag queen-in” shqiptar.
Përveç se ka marrë pjesë në teatër e filma në ndryshëm, Setiaj gjithashtu ka shprehur talentin e tij edhe në muzikë, si autor në tekste këngësh, por edhe edhe si këngëtar. Ai duhet të japë maksimumin për të shfaqur talentin e tij duke rrëmbyer kështu titullin si “superstari i Next Drag”. Në klipin prezantues 32-vjeçari duket pa emocione, duke u futur kështu tërësisht në rol.