LIFESTYLE, 14 Shtator 2023, 16:52

Kanye West paditet nga stafi për kushte të këqija pune dhe kërkesa të rrezikshme

Kanye West paditet nga stafi për kushte të këqija pune dhe

Kanye West është futur në një tjetër polemikë menjëherë pas një skandali të pahijshëm ekspozimi gjatë arratisjes në Itali me gruan e tij, Bianca Censori.

Reperi po përballet me një padi për mos sigurimin e lehtësive të duhura për stafin e tij, duke i bërë ata të flenë në kushte të improvizuara në shtëpinë e tij në Malibu, që është në ndërtim e sipër.

Sipas The Mirror, dokumentet zbulojnë se punonjësit të tij nuk i është dhënë akses në një mjedis të përshtatshëm për të fjetur pasi ai ishte i detyruar të flinte në kushte të improvizuara pa një shtrat dhe punonjësi përdorte pallton e tij si shtrat në hapësira boshe në tokë.

Paditësi kundër Kanye, Tony Saxon, pretendon se ai filloi të punonte si security i reperit në shtator 2021 dhe po përdorej gjithashtu për punë të lidhura me ndërtimin.

Fotot e marra nga Mirror treguan punëtorët duke fjetur në kushte të këqija pa akses në shtrat, batanije apo jastëk.

Përveç ankesës për kushtet e këqija të punës, paditësi ka akuzuar edhe Kanye-n për hakmarrje për refuzimin e përmbushjes së kërkesave të rrezikshme.

Toni shton se ndërsa po punonte për rinovimin e një shtëpie të blerë nga Kanye, reperi donte të hiqte energjinë elektrike dhe dritaret. Urdhri që paraqiste rrezik ekstrem nuk u përmbush, dhe më pas, Tonit iu tha të largohej.