TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe pak ditë kanë mbetur nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”. Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani, janë katër finalistët të cilët kanë mbetur në shtëpi dhe luftojnë për të rrëmbyer çmimin e madh.

Banorët duket se po i shijojnë ditë e fundit paqësisht dhe po kalojnë momente të bukura me njëri-tjetrin. Duke ndenjur në dhomën e gjumit, Ilir Shaqiri ka pyetur të tre finalistët e tjerë të gjenin se kë do të dëshironte ai të ishte bashkë me ta në finale.
Të gjithë thanë emrin e Tan Bramës, ish-banorit i cili qëndroi për pak javë në shtëpi, por krijoi relata të mira me balerinin dhe banorët e tjerë. Gjithashtu ai fitoi dhe dashurinë e publikut nga tipi i veçantë që ai kishte.
Pjesë nga biseda:
Iliri: Kush zgjedh tani cilin person do të kisha dashur unë të ishte këtu me ne?
Të gjithë: Tanin.
Beniada: Fole sot për Tanin?
Iliri: Të ishte Tani tani me ne për shembull...
Einxhel: Po ai nuk gënjeu kur tha ‘dua Tanin në finale’, e ka pasur seriozisht. Eh të tjerë donim të tjerë na donin të tjerë na ranë.